Paralajmërimet e para për “shkurorëzimin” e vështirë Britani-BE

Britania nuk do të paguaj 100 miliardë euro për Brexit!

Britania nuk e ka ndër mend që të paguaj 100 miliardë euro për largimin e vendit nga Bashkimi Evropian, ka deklaruar sot ministri britanik për Bregzit, David Davis.

Devis tha se Britania do të paguaj atë që i takon me ligj, e jo shumën që kërkon Bashkimi Evropian,transmeton rtv21.tv

Ai këtë deklaratë e bëri pas artikullit të gazetës Financial Times , në të cilin u theksua se kërkesa e Bashkimit Evropian për marrëveshje financiare me Britanisë është rritur për 60 miliardë euro.

Dejvis këmbënguli se Britania ka qasje serioze kundrejt të drejtave dje obligimeve të saja në Bashkimin Evropian, ndërsa në anën tjetër, sipas tij, unioni po luan një lojë të vështirë dhe të ashpër.

Krye-negociatori i unionit në procesin e Bregzitit,Michel Barnier, tha se unioni nuk dëshiron të dënojë Britaninë, por theksoi se Londra megjithatë duhet të vë në rregull llogaritë e veta.

Një burim nga Bashkimi Evropian tha për mediat britanike se zyrtarët në Bruksel nuk do të hyjnë në diskutime për shifrat e mundshme, të cilat Britania duhet ti paguaj në llogarinë përfundimtare, por theksuan se çështja e pagesës me gjasë do të jetë çështja më e vështirë gjatë procesit të Bregzitit, i cili do të zgjasë dy vjet./21Media

Back to top button