Ramadani dhe Suma pjesëmarrës në Kupën Evropiane të Hedhjeve
Dy bursistët olimpikë të “Lojërave Olimpike Paris 2024”, Muhamet Ramdani dhe Alaudin Suma do të marrin pjesë në Kupën Evropiane të Hedhjeve.
Të dy atletët kosovarë janë pjesëmarrës në këtë garë evropiane, e cila do të zhvillohet më datat 12 dhe 13 mars në qytetin e Leirias së Portugalisë.
Ramadani do të zhvillojë gara në hedhjen e gjyles, kurse atleti Suma në sportin e hedhjes së diskut.