25 familje në nevojë ndihmohen me pajisje për ngrohje në Podujevë

Në Komunën e Podujevës 25 familje në nevojë do ndihmohen me nga 4 metër kub dru dhe pajisje për ngrohje.
Kjo u bë e ditur nga kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, i cili tregoi se ndihma për këto familje u arrit falë një marrëveshje të nënshkruar me përfaqësuesin e Shoqatës Humanitare “Tradita”.
“Përparësi kanë familjet në asistencë sociale, familjet me jetimë dhe me të sëmurë në familje. Me projekte të tilla komuna dhe shoqata “Tradita” do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.
Bulliqi ka thënë se ndihet lumtur që në këto ditë të ftohta dimri po mundësohet ndihmë dhe mbështetje familjeve në nevojë./21Media

Back to top button