25 vjeçari bashkë me shokët rrah të dashurën 16 vjeç dhe tenton ta djegë me benzinë

Një e mitur 16 vjeç është rrahur nga i dashuri i saj 25 vjeç me të cilin bashkëjetonte.
Policia e Tiranës njoftoi se dhunë ndaj të miturës është ushtruar nga bashkëjetuesi dhe shokët e tij, e pastaj kanë tentuar që ta dëmtojnë me lëndë djegëse benzinë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit E. H., dhe D. M., si dhe referuan materialet e shpallën në kërkim shtetasin A. Ç., 25 vjeç, pasi dyshohet se në ambientet e jashtme të një pallati, kanë ushtruar dhunë ndaj një 16-vjeçareje (ish-bashkëjetuesja e shtetasit A. Ç.), si dhe kanë tentuar ta dëmtojnë atë me lëndë djegëse (benzinë)” informoi sot policia./21Media

Back to top button