Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

Një person është gjetur pa shenja jete sot në rrugën “Asllan Pushka” në Pejë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 10:30 policia është njoftu se në rrugën “Asllan Pushka” në Pejë, dyshohet për një person pa shenja jete. Në vendngjarje kanë dal policia dhe emergjenca, mjeku e ka konstatu vdekjen e viktimës”, ka thënë Gashi.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./21Media

Back to top button