Paraburgim ndaj personit që dyshohet për falsifikim të parasë

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji ndaj të pandehurit B.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Falsfikimi i parasë”.
Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se: “Me datë 23 gusht, në orët e mesditës, duke ditur se paraja është e falsifikuar vë në qarkullim kartëmonedhat dollare amerikane në atë mënyrë që i pandehuri personit ……, i shet 3,250 dollarë amerikan në këmbim të 1000 eurove para origjinale. Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”.
Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, faktin i pandehurit është kapur në flagrancë duke i ndërmarrë veprimet e veprës penale për të cilën dyshohet.
Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, duke marrë parasysh edhe karakterin personal të të pandehurit, i cili në bazë të evidencës penale është i evidentuar edhe më herët si kryerës i më shumë veprave penale që kanë për qëllim të përfitimit të dobisë pasurore./21Media

Back to top button