2500 euro e ndajnë Vlladon nga jeta normale, thirrje për ndihmë që ta tejkalojnë sfidën e madhe
Të gjithë njerëzit human që duan të ndihmojnë këtë familje, këtë mund ta bëjnë në numrin e telefonit 078 965 051.
Vllado Jovanovski është 40 vjeç dhe jeton vetëm me nënën e tij. Ai në vitin 2022 është sulmuar nga qentë endacak dhe që atëherë po lufton që të ketë një jetë normale. Ai ka nevojë edhe për një operacion që së paku të mundet që të lëviz me paterica.
Nëna e Vllados, Snezhana çdo ditë që t’i sigurojë ilaçet Vllados, për të paguar qiranë, faturat si dhe për ushqim. Ajo me lot në sy tregon për sfidat me të cilat përballet dhe se nuk mund të punojë me orar të plotë për shkak se Vllado ka nevojë për kujdes 24/7.
Vllado dhe Snezhana nga të gjithë njerëzit human kërkojnë që të sigurohen mjetet e nevojshme për operacion, rreth 2500 euro, por gjithashtu janë nevojtarë për ilaçe, ushqim si dhe të holla për të paguar qiranë dhe faturat.
Emisionin e plotë “Edhe unë jam këtu” mund ta ndiqni sonte në ora 19:00 në TV21 dhe në të gjitha rrjetet sociale të TV21.