258 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 258 raste të reja me Covid-19. Këto raste kanë rezultuar nga testimi i 810 mostrave.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 177 persona, kurse nuk është regjistruar asnjë viktimë.
Numri i rasteve aktive është 1 mijë e 602.
Në Kosovë që nga mesi i muajit qershor ka pasur rritje të numrit të rasteve me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë sot njoftoi se ka miratuar dhënien e dozës së katërt të vaksinës anti-COVID për grupmoshat mbi 60 vjeç./21Media

Back to top button