Dorëheqja e Boris Johnson: Pesë gjëra që çuan në rënien e tij

Më pak se tre vjet më parë, Boris Johnson udhëhoqi konservatorët në fitoren e tyre më të madhe zgjedhore që nga viti 1987.
Tani, kryeministri ka humbur mbështetjen e deputetëve të tij dhe është gati të japë dorëheqjen. Si erdhi deri te kjo?
Çështja Chris Pincher
Të mërkurën, më 29 qershor, deputeti Chris Pincher – në atë kohë, zëvendëskryetari konservator – shkoi në një klub privat anëtarësh në Londër. Sipas fjalëve të tij, ai “piu shumë” dhe “u turpërua”.
Ai u akuzua se kishte prekur dy burra, gjë që çoi në një mori akuzash, disa prej të cilave datonin vite më parë. Ajo nisi një zinxhir ngjarjesh që përfunduan me rënien e kryeministrit.
Fillimisht, nga kabineti thanë se Johnsoni s’ka njohuri për raportimet e mëhershme ndaj Pincherit. Ministrat i dolën në përkrahje – edhe pse më vonë doli se s’ishte e vërtetë.
Më 4 korrik, BBC raportoi se Johnsoni kishte qenë në dijeni të ankesave zyrtare. Të nesërmen, një ish-zyrtar tha se kryeministri ka qenë në dijeni për ankesën.
Johnsoni e pranoi se i ishte thënë më 2019 dhe kërkoi falje që e caktoi Pincherin si zyrtar administrativ që siguron se anëtarët e partisë votojnë sipas dëshirës së lidershipit të partisë.
Ndeja- thyerja e rregullave ndaj Covid-19
Në prill të këtij viti, kryeministri u gjobit për thyerjen e rregullave për mbrojtje nga Covid-19, pasi mori pjesë në një festë në ditëlindjen e tij në qershor 2020.
Ai gjithashtu kërkoi falje që shkoi në në kopshtin e Doëning Street gjatë bllokimit të parë.
Më gjerësisht, Policia Metropolitane lëshoi 126 gjoba për 83 persona për thyerjen e rregullave të bllokimit në Doëning Street dhe Ëhitehall.
Dhe një raport nga Sue Grey – një nëpunëse e lartë civile – përshkroi një sërë ngjarjesh sociale nga stafi politik që thyen rregullat.
Dhjetorin e kaluar, Johnson i tha Commons se “të gjitha udhëzimet u ndoqën plotësisht në numrin 10”. Ai tani po hetohet nga një komitet i Commons nëse ka mashtruar me vetëdije Parlamentin.
Inflancioni- rritja e taksave
Inflacioni është rritur ndjeshëm në vitin 2022, në normën aktuale prej 9.1%.
Shumë nga arsyet ishin jashtë kontrollit të Boris Johnson. Pushtimi rus i Ukrainës, për shembull, ka çuar në rritje të çmimeve të naftës dhe të kostos së ushqimit.
Dhe, ndërsa qeveria ka ndërmarrë disa hapa – për shembull, duke ulur tarifën e karburantit me 5 p për litër – ajo gjithashtu vazhdoi me një rritje të taksave në prill. Sigurimi Kombëtar u rrit me 1.25 pens në paund.
Qeveria tha se rritja e taksave do të paguante për kujdesin shëndetësor dhe social dhe ndryshimet që filluan këtë javë zbuten krizen – por kushdo që fiton më shumë se 34,000 paund në vit do të paguajë akoma më shumë.
Përplasja për Owen Paterson
Në tetor 2021, një komitet i Dhomës së Komunave rekomandoi një pezullim 30-ditor për deputetin e atëhershëm konservator Oëen Paterson.
Komiteti tha se ai theu rregullat e lobimit, në përpjekje për të përfituar kompanitë që e paguanin atë.
Por konservatorët – të udhëhequr nga kryeministri – votuan për të ndërprerë pezullimin e tij dhe ngritën një komitet të ri për të parë se si u kryen hetimet.
Mungesa e fokusit – dhe ideve
Boris Johnsoni fitoi shumicën pasi kreu me sukses daljen nga Bashkimi Evropian. Por që nga ajo kohë, kritikët e kanë akuzuar për mungesë përqendrimi e idesh në udhëheqje.
Ish-këshilltari i tij, Dominic Cummings, në vazhdimësi e ka akuzuar për humbje të kontrollit.
Të tjerët kanë vënë në pikëpyetje filozofinë e liderit, ose edhe nëse ka një të tillë. Në qershor, deputeti i Konservatorëve, Jeremy Hunt, akuzoi Johnsonin për mungesë “integriteti, kompetence e vizionit”.
Hunt u shpreh me këto fjalë pak para votimit të votëbesimit, të cilin Johnsoni e fitoi.
Por akuzat u shtuan më vonë.
Tash deklaratat e deputetëve pritet të qetësohen. Kryeministri është në largim./21Media

Back to top button