Leonit Muhaxheri dënohet me 17 vjet burg për vrasjen e 24 vjeçarit

Leonit Muhaxheri është dënuar me 17 vjet burgim për vrasjen e Gjykata Themelore në Ferizaj 24 vjeçarit B. Q në Ferizaj.
Gjykata themelore e Ferizajt ka dënuar edhe të akuzuar tjerë ë këtë rast Albin dhe Eugen Bajralia, të cilët janë dënuar me nga dy vjet burg, Atanasova me shtatë muaj burg, si dhe Rinot Jashari me 5 mijë e 500 euro.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Leonit Muhaxheri akuzohet për veprën penale “Vrasje e rëndë”, për shkak se më 4 shtator 2020, në Ferizaj, pas një mosmarrëveshje, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin B.Q, me ç’rast ka vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit Alorin Leka.
Në këtë rast, së bashku me Leonit Muhaxherin akuzohen edhe Albin Balia e Eugen Bajralia për pjesëmarrje në rrahje, Rinor Jashari për kanosje e moslajmërim të veprave penale apo kryesve të tyre, si dhe Mërgim Atanasova për dhënie të ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale.
Albin Balia dhe Eugen Bajralia akuzohen nga Prokuroria se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”.
Sipas dispozitivit të tretë të aktakuzës, Rinor Jashari akuzohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”
E Mërgim Atanasova akuzohet se ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”. /21Media

Back to top button