Pleurat Sejdiu rizgjedhet kryetar i Odës së Mjekëve

Oda e Mjekëve të Kosovës ka mbajtur sot Kuvendin, ku ka rizgjedhur për kryetar, Pleurat Sejdiun.
Kuvendi si organi më i lartë i këtij institucioni përbëhet nga 134 anëtarë, të cilët sot shfrytëzuan të drejtën e votimit dhe me anë të saj shprehën vullnetin për zgjedhjen e kryetarit të OMK-së.
Sejdiu tregoi punën dhe angazhimin e tij përgjatë mandatit katër vjeçar dhe shpalosi planin e tij edhe për katër vjet tjera.
Gjithashtu edhe kundërkandidati Ramush Bejiqi bëri prezantimin e planit të tij.
Sipas njoftimit të OMK-së, pas përfundimit të procesit zgjedhor në Kuvendin e Odës, sipas votimit të fshehtë, Pleurat Sejdiu u rizgjodh në funksionin e kryetarit të OMK-së.
“Mandati për legjislaturën e tretë të Kuvendit të OMK-së do zgjasë për 4 vitet e ardhshme. Sejdiu në fjalimin përmbyllës u shpreh se na presin sfida të ndryshme përpara dhe falënderoi të gjithë pjesëmarrësit e veçanërisht stafin e tij me të cilët ka bashkëpunuar vazhdimisht”, thuhet në njoftim.

Sejdiu në fjalimin përmbyllës u shpreh se e presin sfida të ndryshme përpara dhe falënderoi të gjithë pjesëmarrësit e veçanërisht stafin e tij me të cilët ka bashkëpunuar vazhdimisht./21Media
Back to top button