26 vjeçari shqiptar qëlloi me thikë të dashurën nga Gana dhe më pas u vetëvra
Dy persona kanë vdekur të shtunën në Tiranë. 26-vjeçari që ka goditur me thikë 31-vjeçaren nga Gana është Kliton Pira. Ndërkohë që, viktima grua është identifikuar si Jawsackie Jaboah.
I riu është hedhur nga kati i 8 i pallatit, pasi ka qëlluar me thikë 31-vjeçaren, e për pasojë ka ndërruar jetë në vend. Pas plagosjes, 31-vjeçarja ka arritur të dilte nga banesa që kishin marrë me qira për të kërkuar ndihmë. Ajo është transportuar në spital, por nuk ka mundur t’iu shpëtonte plagëve.
Ngjarja ka ndodhur në një banesë në bulevardin “Gjergj Fishta”./vizionplus