27 të infektuar me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Gjakovës

 

Në Spitalin e Gjakovës janë duke u trajtuar 49 pacientë për Covid-19. Prej tyre 27 janë të konfirmuar me koronavirus, ndërsa 9 po i presin rezultatet.

Sipas raportit të spitalit 25 pacientë janë me oksigjenoterapi, 3 me CPAP mask.

11 pacientë po presin të testohen për Covid-19m kurse dy kanë rezultuar negativ.

Sa i përket stafit mjekësor, me koronavirus janë infektuar 1 mjek, 13 infermierë dhe 1 i personelit të spitalit./21Media

Back to top button