27-vjeçari që duket si fëmijë, telashe të gjejë punë e të dashur

Një 27-vjeçar kinez thotë se po lufton për të gjetur një punë sepse duket si një djalë 12-vjeçar.
Mao Sheng beson se ai është refuzuar sepse kompanitë kanë frikë se ai është një agjent që qeveria kineze dërgoi për të raportuar shkeljet e ligjeve të punës së fëmijëve.
Sheng këmbënguli sepse ishte i vetmi person që mund të mbështeste financiarisht babain e tij, i cili së fundmi kishte vuajtur nga një goditje në tru, transmeton rtv21.tv.
Ai mori disa refuzime nga kompanitë, edhe kur tregoi prova se ka lindur në vitin 1995 .
Burri me pamje rinore tregoi një përvojë kur ai dhe një mik aplikuan për të njëjtën punë në fabrikë, por vetëm shoku i tij mori ofertë.
Videoja u bë virale me 68,000 pëlqime, duke e çuar Sheng në oferta të shumta pune.
Në një video vijuese, Sheng, një banor i provincës Guangdong, u bën të ditur ndjekësve se më në fund ka pranuar një ofertë pune.
Edhe pse ka gjetur një punë, Sheng thotë se është duke kërkuar të dashur./21Media

Back to top button