28 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 28 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, nga 2 mijë e 577 testime të kryera.
Gjatë këtyre orëve nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Ndërsa janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 mijë e 575.
Në total numri i rasteve aktive është 114.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 9 mijë e 999 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 333 mijë e 705 doza të vaksinës. Ndërsa deri më sot 99 mijë e 377 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Back to top button