Tre filma nga Kosova pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë

Më 13 gusht do të nis Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Sarajevë.
Pjesëmarrës në edicionin e sivjetmë të këtij festivali janë tri projekte kinematografike nga Kosova.
Këtë e ka bërë të ditur Qendra Kinematografike e Kosovës përmes një postimi në Facebook.
“Në kërkim të Venerës”, “Luaneshat e Kodrës” dhe “Pa Vend” janë tri filmat pjesëmarrës në Festivalin e Sarajevës, teksa dy nga këta të fundit, morën pjesë pak ditë më parë edhe në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kanë./21Media

 
 

Back to top button