Kaloni te përmbajtja kryesore

Konfiskohen 90 kilogram kanabis, dy të arrestuar

Policia në Shkodër sot ka arrestuar në flagrancë dy persona, si dhe ka konfiskuar 90 kg lëndë narkotike e dyshuar Kanabis Sattiva

Policia e Shqipërisë njofton se u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Alavana”, ku u bë i mundur arrestimi i P.Ç, 54 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re  si dhe M.M, 51 vjeç, banues në fshatin Xhan për veprat penale ”Prodhim e shitje të lëndëve narkotike.

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrrolleve të ushtruara në banesën e shtetasit P.Ç, në vendin e quajtur Alavana, fshati Xhan, Njësia Administrative Pult, Shkodër, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva, dhe një armë zjarri tip pushkë 20-she, me një krëhër me 20 fishekë. Gjithashtu gjatë kontrolleve të ushtruara në afërsi të banesës së shtetasit M.M, në vendin e quajtur Tebreg, fshati Xhan, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 81 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button