Kaloni te përmbajtja kryesore

Një person ekstradohet nga Belgjika për në Kosovë

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor njofton se në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar L.B., nga Belgjika për në Kosovë.

“I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet e Belgjikës pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës. I dyshuari pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Prizreni për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, “sot më 24.06.2026, rreth orës 13:45, zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera të policisë rajoni i Prishtinës, kanë bërë arrestimi e shtetasit gjerman A.J., pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga autoritetet e Spanjës. Me urdhër të prokurorit kujdestar i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar me procedurat tjera ligjore”, thekson policia.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button