Kaloni te përmbajtja kryesore

Kosova siguron gjysmëfinalen pas fitores ndaj Andorës

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka shënuar një fitore spektakolare në Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla (FIBA Women’s European Championship for Small Countries 2026).

Në ndeshjen e zhvilluar në palestën sportive “Karagaç” në Pejë, vashat Dardane treguan dominim të plotë duke mposhtur Andorrën me rezultat të thellë 85:39.

Ky triumf bindës i ka siguruar Kosovës kalimin zyrtar në fazën e gjysmëfinales së këtij rrugëtimi evropian. Kampionati, i cili ka nisur më 23 qershor dhe do të zgjasë deri më 28 qershor, po dhuron emocione të mëdha në qytetin e Pejës, ku basketbollistet kosovare po dëshmojnë formë të lartë dhe pretendime serioze për trofeun e këtij edicioni.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button