3 të vdekur dhe 63 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

 

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, brenda 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 634 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 63 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 15.002 nga 61.547 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 614 raste të vdekjes.  Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 126 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.451 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.937. /21Media

 

Back to top button