30 ditë paraburgim për zyrtarët e KPM-së
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar 30 ditë paraburgim kryeshefit të Komisionit të Pavarur për Media Luan Latifit dhe drejtorit të Administratës dhe Financave në Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), Arben Bilallit.
Përmes një njoftimi për media gjykata thënë bërë të ditur se Latifi dhe Billalli dyshohet se kanë kryer veprën penale marrje e ryshfetit.
“Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.B. dhe L.L e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç. Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehurit A.B. dhe L.L në cilësinë e personave zyrtar kanë kryer në bashkëkryerje kryer veprën penale Marrja e ryshfetit nga neni 421 par.1lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës” është thënë në njoftimin e gjykatës.
Policia e Kosovës të mërkurën arrestoi Latifin dhe Bilallin me dyshimet për marrje ryshfeti.
Policia e Kosovës të mërkurën arrestoi Latifin dhe Bilallin me dyshimet për marrje ryshfeti.