31 raste të reja me COVID-19 brenda një dite
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 31 raste të reja me COVID-19, nga 1 mijë e 116 testime të kryera.
Nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, kurse janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223 mijë e 491.
Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovës është 675.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 275 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 820 mijë e 912 doza të vaksinës.
Deri më sot 819 mijë e 854 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Kurse janë dhënë 99 mijë e 661 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./21Media