31 viktima nga COVID-19 në Maqedoni

 

 

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 1 mijë e 169 teste, ndërsa janë regjistruar 67 raste të reja me COVID-19.

Rastet pozitive janë nga: në Shkup – 28, Kumanovë – 8, Gostivar dhe Ohër nga 4, Prilep, Tetovë, Manastir, Kavadar dhe Shtip nga 3, Strugë, Kërçovë dhe Resnje nga 2, Sveti Nikollë dhe Kratovë nga 1.

Ndërkaq 31 persona e kanë humbur betejën me virusin.

Gjatë këtyre 24 orëve janë regjistruar 782 pacientë të shëruar nga COVID-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoni që nga fillimi i pandemisë është 152 mijë e 814, numri i pacientëve të shëruarve ka arritur në 134 mijë e 653, numri i vdekjeve është 4 mijë e 992, ndërsa numri i rasteve aktive 13 mijë e 169./21Media

Back to top button