324 raste aktive me Covid-19

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë është 324.
Ministria e Shëndetësisë, dje ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka vdekur asnjë person që ka qenë i prekur me Covid-19, janë konfirmuar edhe katër raste të reja, ndërsa janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.824.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.777 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.624.584 doza të vaksinës. Deri më sot 765.669 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”, ka informuar MSh./21Media
No photo description available.

Back to top button