Disa mënyra për ta ulur nivelet e larta të yndyrës në gjak

Trigliceridet janë një tip yndyre që gjendet në gjak. Ato i duhen trupit për energji. Por, duhet të keni kujdes me nivelet e larta të tyre. Nëse nuk janë në nivelet e duhura, mund të shkaktojnë krijimin apo përkeqësimin e sëmundjeve të zemrës. Njerëzit që vuanë nga diabeti shpesh hasin probleme me manaxhimin e triglicerideve pasi diabeti është një sëmundje shumë e komplikuar.
Sipas Shoqatës Amerikane të Shëndetit të Zemrës, ndryshimet në mënyrën e jetesës shkaktojnë një rritje të nivelit të triglicerideve. Sipas të dhënave, disa nga mënyrat për t’i mbajtur nën kontroll janë: kontrolli i diabetit, aktiviteti fizik, humbja në peshë dhe lënia e cigares. Gjithsesi ju mund të provoni të ulni trigliceridet tuaja duke evituar konsumimin e ushqimeve që ndikojnë në rritjen e tyre.
Cilat janë produktet që shkaktojnë nivele të larta trigliceridesh?
Sheqeri
Sheqeri në formën e fruktozës, është shumë i lehtë që të tejkalohet doza e nevojitur ditore e tij. Duke qenë se fruktoza gjendet më së shumti te frutat dhe shtohet te shumë produkte si një ëmbëlsues, personat që vuajnë nga trigliceridet duhet të evitojnë ngrënien e tepërt të tyre. Nëse vuani nga diabeti këshillohuni me mejkun rreth dozës ditore të frutave që ju mund të konsumoni. Për më tepër frutat janë të pasura me fibër, gjë që e ngadalëson përthithjen e fruktozës nga trupi. Ndërsa, produkte si akulloret, lëngjet e frutave, pekmezi, reçeli, apo kompostot duhet t’i evitoni.
Yndyrnat
Yndyrnat e ngopura zakonisht gjenden te ushqimet e skuqura, te mishi i kuq, te lëkura e pulës, gjalpi, të verdhat e vezëve. Po ashtu, te margarina, bulmeti dhe te produktet e fast-food. Të gjithë personat që vuajnë nga nivelet e larta të triglicerideve, duhet që t’i shmangin këto ushqime sa më shumë që të munden. Në vend të mishit të kuq apo pulës së plotë, përdorni peshk apo pjesë pa shumë yndyrë të pulës.
Drithërat e përpunuar ose ushqimet me përmbajtje niseshteje
Drithërat e përpunuara kanë përmbajtje të lartë sheqernash të shtuara dhe zakonisht përgatiten nga mielli i bardhë, i cili ngre nivelet e triglicerideve. Këshillohet që të qëndroni larg produkteve të bukës së bardhë, makaronave të përgatitura me miell të tillë apo dhe picave, ëmbëlsirave, biskotave apo tortave.
Alkooli
Konsumimi i tepërt i alkoolit përveçse dëmton mëlçinë, nxit atë që të prodhojë më shumë trigiliceride.
Ushqimet kalorike
Kaloritë ndryshojnë sipas moshës, gjinisë, gjatësisë dhe peshës së gjithësecilit. Prandaj, është shumë e rëndësishme që të konsumohet sasia e duhur. Nëse e tejkaloni limitin tuaj të kalorive ditore ju mund të rrezikoni që të rrisni nivelet e triglicerideve, duke shkaktuar probleme në organizmin tuaj.

Back to top button