33 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

 
33 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ga 1 mijë e 126 mostra të testuara, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 313 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.818.721 doza të vaksinës., Deri më sot 818.890 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 98.881 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar anjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.230. Në total numri i rasteve aktive është 644./21Media

Back to top button