36 pacientë po marrin trajtim mjekësor në ShSKUK, 25 me oksigjeno-terapi

36 pacientë janë në trajtim mjekësor në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, prej tyre 25 post-Covid, ndërsa me oksigjeno-terapi janë 25 pacientë.
Kështu ka informuar sot Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, i cili ka informuar se në Mjekim Intensiv të Klinikës Infektive është një pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 13 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 21 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 1 pacient
Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 6 pacientë
Spitali i Pejës, 7 pacientë
Spitali i Gjakovës, 5 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 3 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë./21Media

Back to top button