Tre hajna hyjnë për të vjedhur në një shtëpi, kapen nga policia në flagrancë

Një rast i veprës penale ”vjedhje e rëndë” është raportuar mbrëmë në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, ku njësitet policore kanë arritur që në flagrancë të arrestojnë tre personat e dyshuar.
Arrestimi i tre të dyshuarve është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara se tre të dyshuarit në rrugën ”Driton Veliu” duke përdorur forcën kanë hapur derën e shtëpisë së ankuesit ku kanë vjedhur një kalorifer dhe një kompjuter.
”Sendet e vjedhura janë sekuestruar dhe do te procedohen në rast si prova materiale”, bëhet e ditur në komunikatë.
Të dyshuarve pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit u është u është caktuar masa e ndalimit policor, ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ”vjedhje e rëndë”./21Media

Back to top button