38-vjeçari vdiq pasi ra nga kati i pestë i një ndërtese

 

Një 38-vjeçar nga Malisheva ka vdekur sot pasi ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese në Gjakovë.

Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

“Stacioni policor-Gjakovë ka pranuar informatë lidhur me një person i cili kishte rënë nga një objekt në ndërtim e sipër nga kati i -V-të ne Rr.”Selman Riza”-Gjakovë. Patrulla në vendngjarje ka konfirmuar incidentin. Në vendngjarje kane dalur autoambulanca ku viktimën e kanë dërguar në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” – Gjakovë te cilët kanë konfirmuar vdekjen e viktimës . Viktima është rreth moshës 38 vjeç nga Malisheva”, ka njoftuar Xhurkaj.

Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë përgjegjëse të cilat kanë dalur në vendin e ngjarjes si dhe prokurori kujdestar dhe inspektori i punës. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet për obduksion./21Media

 

Back to top button