39-vjeçari dyshohet se vrau një person duke e therur mbi 20 herë me thikë

Prokuroria ka nisur procedurën hetimore ndaj një 39-vjeçari nga Tetova i cili dyshohet se ka kryer vrasje, përcjell TV21. Nga Prokuroria thonë se sipas informacioneve të deritashme, tetovari dyshohet se vrasjen e ka kryer në Shkup.
“Më 29 dhjetor, në objekt të braktisur në rrugën “1737” në Shkup, pas një konflikti verbal, i dyshuari me dashje në mënyrë monstruoze i ka marrë jetën një personi. Me të dëmtuarin janë takuar në Qendrën Tregtare të Qytetit dhe kanë shkuar në drejtim të të ashtuquajturës “Rruga e Avokatëve”. Ata kanë filluar përleshjen në objektin e braktisur, kështu që i dyshuari nga xhepi ka nxjerrë një thikë me të cilën e ka goditur viktimën mbi 20 herë në trup. Për shkak të ashpërsisë së lëndimeve personi ka ndërruar jetë, ndërsa i dyshuari ka larë duart dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”, thonë nga Prokuroria./TV21

Back to top button