4 burra u rrahën për një kabllo

Policia ka bërë të ditur se mbrëmë janë arrestuar tre burra kosovarë nga Rahoveci pasi që si pasojë e një mosmarrëveshje lidhur me një kabllo të rrjetit elektrik e kanë sulmuar fizikisht një burrë tjetër kosovar, të cilit i kanë shkaktuar lëndime.

”I dyshuari-i lënduar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshuarve dhe automjeteve të tyre. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja, një plumb cal-9 mm, dhe një predhë në kabinën e kamionit. Po ashtu, nga i dyshuari-lënduari njësitet policore kanë konfiskuar një pistoletë, prodhim turk, me karikator dhe pesë fishekë, e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast, ndërsa gjatë bastisjes në shtëpinë e tij nuk është gjetur asgjë e dyshuar”, është bërë e ditur në raportin e policisë.

Ndërkaq, i dyshuari-lënduari është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjakovë, ndërsa tre të dyshuarit tjerë pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button