Cristiano Ronaldo shënon një rekord të ri golash

Viti 2003 është koha kur futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo u përshkrua si “lojtari më entuziast që kam parë ndonjëherë”, nga Sir Alex Ferguson.
Sot, ai është golashënuesi më i mirë në botë.
Ronaldo ka thyer rekordin e të shënuarit më së shumti gola, në ndeshjen Portugali – Irland, ndeshje e realizuar më 1 shtator 2021, në stadiumin “Algarve” në Portugali.
Më parë, Ronaldo ndau këtë rekord me Ali Daei i cili shënoi 109 gola mes viteve 1993 – 2006.
Kundër Irlandës, pak minuta para se ndeshja të përfundonte, Ronaldo theu rekordin e golave dhe arriti shifrën prej 111 golave.
Kjo nuk është hera e parë që Ronaldo pajiset me një certifikatë në Librin e rekordeve botërore “Guinness”.
“Le të mundohemi t’i ngrisim këto shifra”, shkroi Ronaldo në Facebook./21Media

Back to top button