4 të vdekur dhe 199 raste të reja me koronavirus në Kosovë

 

Katër persona kanë vdekur, ndërsa janë shënuar edhe 199 raste të reja me koronavirus në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.282 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 199 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (78, 66 vjeç), Malishevë 1 rast (79 vjeç), Prizren 1 rast (79 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 52.333 raste nga 189.420 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.355 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 430 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 43.378 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.600./21Media

430 TË SHËRUAR DHE 199 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Tuesday, 5 January 2021

Back to top button