Osmani mblodhi Kryesinë e Kuvendit

 

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës në krye me Vjosa Osmanin për të diskutuar rreth kërkesës së kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme, në të cilën pritet të votohet për dërgimin e një kontingjenti të FSK-së në mision paqeruajtës përkrah Gardës Kombëtare të Iowa-s.

Në mbledhje janë: kryetarja Vjosa Osmani, nënkryetarja që është nga radhët e Vetëvendosjes, Arbëria Nagavci, Memli Krasniqi i PDK-së dhe Fikrim Damka.

Kryesia e Kuvendit duhet të caktojë mbajtjen e seancës së sotme, por paraprakisht nevojitet të mblidhet edhe Komisioni Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Ndërsa, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti gjatë së martës ka njoftuar se seanca e jashtëzakonshme ku pritet të votohet për dërgimin e një kontingjenti të FSK-së në mision paqeruajtës përkrah Gardës Kombëtare të Iowa-s do të mbahet sot në ora 18:00.

Back to top button