4 viktima dhe 159 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

 

 

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 159 raste të reja me koronavirus, nga 844 testime të kryera.

Rastet e reja janë nga: 68 qytetarë në Tiranë, 14 në Durrës, 13 në Elbasan, 11 në Shkodër, 9 në Berat, nga 6 qytetarë në Krujë, Gjirokastër, 5 në Pogradec, 3 në Korçë, nga 2 raste të reja në Kurbin, Kukës, Has, Kavajë, Kamëz, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Maliq, nga 1 rast në Devoll, Lezhë, Librazhd, Peqin, Kuçove, Vorë.

Ndërsa betejën me koronavirus e kanë humbur katër pacientë.

Ndërkohë 52 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6 mijë e 940 numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë.

I lartë vijon të mbetet numri të shtruarve në dy spitalet Covid.

Sipas Ministrisë janë 185 pacientë,15 në terapi intensive, prej tyre 6 në intubim./21Media

Back to top button