4 vjeçarja u vra nga motra më e vogël teksa po luanin me një armë
Një vajzë 3 vjeçare në Teksas qëlloi dhe vrau motrën e saj 4 vjeçare teksa po loznin me një armë, thanë autoritetet.
Sherifi i qarkut Harris Ed Gonzalez e quajti incidentin një “situatë tragjike” dhe “shumë të parandalueshme”.
Sipas sherifit, dy të vegjlit po luanin pa mbikëqyrje ndërsa pesë të rritur u mblodhën me familjen dhe miqtë në një apartament në Hjuston.
“Në një moment, duket se njëri prind mendoi se prindi tjetër po i shikonte fëmijët e tjerë, kur në fakt dy të vegjlit u lanë të pambikëqyrur brenda dhomës së gjumit,” tha sherifi.
Në fillim të këtij viti, një fëmijë gjashtëvjeçar në Newport News, Virginia mori një armë zjarri të blerë ligjërisht nga prindërit e tyre dhe e përdori atë për të qëlluar mësuesin e tij në klasë .
Prindi i fëmijës këmbënguli se arma ishte e siguruar dhe pranoi se ai vuante nga një ‘aftësi e kufizuar’ e cila zakonisht kërkonte mbikëqyrje shtesë në shkollë.
Një muaj më vonë në Pensilvani, një nënë u arrestua kur fëmijët e saj gjetën një armë zjarri të pasigurt dhe e sollën në çantën e shpinës në autobusin për në shkollë./21Media