4 vjet burg dhe një mijë euro gjobë për “detyrim”

 

I pandehehuri me inicialet S.M është dënuar me 4 vjet burg dhe dënim me gjobë në shumë prej 1.000 euro nga Gjykata Themelore e Ferizajt.

S.M ishte i akuzuar për veprën penale “Detyrimi”.

“I pandehuri akuzohet se më 12.02.2016 në Ferizaj me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete, përmes kanosjes serioze me armë ka detyruar të dëmtuarit E.R dhe L.A. të cilët fillimisht i pyet se ku gjendet “Viva Fresh”, ku të dëmtuarit hypin në veturë për të ia treguar “Viva Fresh”, ndërsa i pandehuri nën kërcënim të armës i dërgon në Pejë dhe atje i detyron që të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre, ashtu që ua merr të dëmtuarve telefonat celular njëri “Iphone 4 S” dhe tjetri ” Samsung 4””, thuhet në komunikatën e Gjykatës .

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt./21Media

Back to top button