40 aksidente për 24 orë, një me fatalitet e 15 me të lënduar
40 aksidente kanë ndodhur gjatë 24 orëve në Kosovë.
Kështu bëri të ditur policia në raportin 24 orësh.
Njëri prej aksidenteve ishte me fatalitet. Aksidenti në fjalë ndodhi në fshatin Çubrel të Skenderajt, ku vdiqën tre persona dhe pesë të tjerë u lënduar. Prej të lënduarve katër ishin zyrtarë policorë.
E me të lënduar ishin 15 aksidente gjatë ditës së djeshme, derisa janë regjistruar edhe 24 me dëme materiale.
Derisa për t’i ndëshkuar shkelësit e rregullave në trafik, policia shqiptoi 1 mijë e 514 tiketa. /21Media
