42 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit nga testimi i 251 mostrave, 42 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Sot janë shëruar 224 qytetarë, derisa në total numri i rasteve aktive është 1 mijë e 503.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 835 mijë e 492 doza të vaksinës.
Deri më sot 824 mijë e 487 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 104 mijë e 985 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërsa me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1  mijë e 702 persona./21Media

 

Back to top button