LDK-AKR-Alternativa hapin fushatën në Podujevë
“Çdo shtëpi minimum një person do ta ketë një punë”, tha Mustafa
Në hapjen zyrtare të fushatës së koalicionit LDK-AKR-Alternativa në Podujevë, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se llapjanët kanë kultivuar në mënyrë të devotshme frymën e ish-presidentit Rugova
“Erdhëm në Podujevë për të filluar rrugën e fitores…Për dy vjet nën gaz e gur kemi arrit rritjen më të madhe ekonomike…Mbi 16 milionë euro janë investuar vetëm në komunën e Podujevës. Oferta jonë e qartë, lista më e mirë për kryeministër dhe deputetë. Vetëm ky koalicion ka dije për zhvillim të vendit”, tha Mustafa.
Kreu i AKR-së, Behxhet Pacolli tha se ky koalicion do ta ndryshojë Kosovën me punë dhe dinjitet jo siç u shpreh me mjegull siç e bënë koalicioni tjetër. Madje ai përmes anekdotave e quajti koalicion të territ, koalicionin PDK, AAK dhe Nisma. “Çdo shtëpi minimum një person do ta ketë një punë”, tha ai, shkruan rtv21.tv.
Kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti, nga Llapi tha se zgjodhën Podujevën sepse është vendi ku LDK-ja nuk është mposhtë asnjëherë. “Posa të marrim Qeverinë do të fillojmë reformat qe i lamë në gjysmë. Ne do të ndërtojmë një shtet ligjor që funksionon për të gjithë, investimet më të mëdha nga jashtë….”, tha kandidati për kryeministër.
Ndërkohë, prezence jo e vogël e fëmijëve nen moshën 18 vjeçare u panë ne ketë tubim./21Media