Princesha shkrep armën, dërgon Kryeministrin në spital!

Incident i pazakonshëm në Belgjikë

Pasi që së fundi ishte nikoqir i Presidentit amerikan, Donald Trump, kryeministri i Belgjikës, Sharll Mishell, kishte shpresuar se do të kalonte disa ditë të qeta, pa stres.

Por që kjo mos të ndodhë, për këtë pa dashje u përkujdes princesha Astrid, motra më e re e mbretit të Belgjiës, Filipit. Ajo të dielën shkrepi një plumb, i cili shënoi fillimin e gjysmë-maratonës në Bruksel, por njëkohësish i dëmtoi kryeministrit shqisën e dëgjimit, shkruan rtv21.tv

Kryeministri i Belgjikës me gjasë ishte më afër se sa duhej Princeshës kur ajo shkrepi armën dhe në një moment ai u tund, por mblodhi forcën dhe vazhdoi të duartrokas i qeshur.

Megjithatë, të nesërmen Kryeministri i detyrua të kërkoi ndihmë mjekësore për shkak të ushtimës në vesh. Të martën ai u detyruan të anuloi edhe pjesëmarrjen në një takim dhe zëdhënësi i tij njoftoi se ai duhet ti nënshtrohet disa trajtimeve mjekësore.

Gjithashtu u njoftua se te Kryeministri u diagnostifikua humbja e pjesshme e dëgjimit, por nuk u ofruan detaje tjera më të hollësishme./21Media

Back to top button