Dita Ndërkombëtare kundër Duhanpirjes

“Duhani – një kërcënim për të gjithë”

Fatkeqësisht duhani është mjaft i përhapur në shoqërinë tonë. E gjen në shkolla të mesme, nëpër universitete… patjetër nëpër kafiteri… Pa përmendur se duhani konsumohet nëpër shtëpi, brënda dhomave në të cilat qëndrojnë fëmijë dhe persona të tjerë jo-duhanpirës. Ndërkohë, sot është Dita Botërore kundër Duhanpirjes, që sivjet shënohet me temën “Duhani – një kërcënim për zhvillim”.

Në emisionin “BonBon” ishte i ftuar zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

 Sipas Hotit duhanpirja është problem i nivelit global,shkruan rtv21.tv

“Duhanpirja është fakt që është problem i nivelit global dhe të gjitha shoqëritë të cilat karakterizohen me shkallë të lartë të prevalencës së duhanit kanë probleme të mëdha që manifestohen me  probleme dhe me shëndetin publik të popullatës” tha Hoti.

Hoti tha se Ministria e Shëndetësisë bashkë më Insitutin Kombëtar të shëndetit publik dhe institucionet tjera është vetëdijshme për pasojat që sjell shkalla e lartë e duhanpirjes në veçanti edhe në vendin tonë.Sepse sipas tij jemi një vend që rrethohemi me vende tjera ballkanike që gjithashtu karakterizohen me shkallë të lartë të duhanpirjes.

“Dhe për këtë arsye e dini që para katër vitesh  është miratuar një ligj i ri  i cili kishe për synim për mbrotjen e shëndetit të përgjithshem të popullatës në veçanti shëndetit  të të rinjve nga pasojat shkatërruese të duhapirjes” shtoi Hoti.

Ajo çka mund të konsiderohet si pozitive sipas Hotit për katër vjet kemi  përgjithësisht një ngritje të edukimit shëndetësor sa i përket pasojave që sjell duhanpirja dhe sipas tij kjo konfirmohet edhe me hulumtime të ndryshme.

Ai tha se  kemi një rritje të shkallës së njohurive të pasojave sidomos në mesin e nxënësve që ka rezultuar si politikë e drejtë./21Media

Back to top button