Cila është mosha më e përfshirë në aksidente trafiku?
Numri i aksidenteve me të lënduar ka rënë, të paktën kështu ka bërë të ditur nënkoloneli Jeton Rexhepi në Për Ditë të Mbarë të RTV21.
Por, në bazë të statistikave të nxjerra nga Policia e Kosovës, Rexhepi ka thënë se 43% e aksidenteve me fatalitet janë vetëaksidente.
Rexhepi u bëri apel qytetarëve për kujdes dhe t’i respektojnë rregullat e trafikut rrugor.
Tutje, nënkoloneli tregoi se cila është mosha më e përfshirë në aksidente trafiku.
“Mosha më e përfshirë në aksidente trafiku është 35 vjeç”, ka thënë nënkoloneli Jeton Rexhepi në Për Ditë të Mbarë./21Media