45-vjeçari i dehur theri me thikë dy persona

Tre persona janë plagosur sonte në Vlorë, pas një konflikt në Vlorë të Shqipërisë.
Shtetasi M. A, 40 vjeç, me një thikë në dorë është futur në një berberhane pranë shkollës “24 Maji” dhe ka goditur me thikë dy punonjësit K. N 23 vjeç dhe E. S 35 vjeç, të cilët po marrin mjekim në spital.
Dyshimet e para janë se ka qenë në gjendje të dehur.
Policia ka arrestuar autorin e sulmit, i cili gjithashtu është transportuar në spitalin e Vlorës për marrjen e ndihmës mjekësore, pasi ka mbetur i plagosur në konflikt.
“Më datë 06.10.2022, rreth orës 20:40, në lagjen “Lef Sallata”, pranë shkollës “24 Maji”, dyshohet se shtetasi M. A, si pasojë e një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. S., 35 vjeç dhe K. N., 23 vjeç, të dy banues në Vlorë, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimit e Policisë kanë kapur menjëherë autorin e dyshuar, shtetasin M. A., 40 vjeç, dhe e kanë transportuar për ndihmë mjeksore” njoftoi policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./oranews

Back to top button