472 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Në Kosovë aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus është 472, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë(MSh), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Në raportin e publikuar dje nga MSH, bëhet e ditur se nga 589 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Dje janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë e 267./21Media
Back to top button