5 arsye pse kafeja në mëngjes mund të jetë më e mirë se çaji
Kafeja dhe çaji janë dy nga pijet më të konsumuara në mbarë botën. Megjithatë, në mëngjes, njerëzit zakonisht zgjedhin një filxhan kafe në vend të çajit. Edhe pse kjo mund të tregojë disa preferenca, zgjedhja e kafesë për ta nisur ditën mund të mos jetë aq e rastësishme sa mendoni.
Bright Side ndanë disa nga arsyet pse kafeja mund të jetë një alternativë më e mirë në mëngjes së bashku me përfitimet e saj.
1. Kafeja do t’ju ndihmojë të ushtroheni më mirë
Nëse ju pëlqen që kur zgjoheni në mëngjes të bëni stërvitjen tuaj të përditshme, kafeja mund të jetë zgjidhja e duhur për ju. Duke marrë parasysh faktin se kafeja ka një sasi më të madhe kafeine në të sesa çaji, kafeja mund të përmirësojë performancën tuaj fizike dhe të zvogëlojë lodhjen nga stërvitja.
2. Kafeja do t’ju ndihmojë me përqendrimin
Keni nevojë të përqendroheni ndërsa studioni për një provim, apo jeni duke marrë pjesë në një aktivitet që kërkon fokus, në këtë rast, kafeja mund të jetë zgjedhja juaj!
3. Kafeja do t’ju japë energji të menjëhershme
Çaji është një pije që përmban kafeinë dhe L-theanine. Theanina do t’ju ndihmojë të relaksoheni, pasi kafeina ndërvepron me receptorët e adenozinës në trurin tonë dhe zvogëlon ndjenjën e lodhjes. Duke marrë parasysh që përqendrimet më të larta të kafeinës në gjak mund të shfaqen vetëm 15 minuta pas pirjes së saj, bëhet e qartë pse kafeja është e vetmja pije që jep energji të menjëhershme.
4. Kafeja mund t’ju ndihmojë me humbjen e peshës
Ka studime që sugjerojnë se konsumimi i kafesë lidhet me nivele më të ulëta të yndyrës, veçanërisht te meshkujt. Studimet e kryera në kafshë gjithashtu treguan të njëjtin rezultat. Një studim tjetër interesant tregon se acidi klorogjenik është një substancë e fuqishme për uljen e peshës trupore, duke konfirmuar kështu se kafeja është një zgjedhje interesante për ata që kërkojnë një figurë më të hollë.
5. Kafeja mund të ulë mundësinë e zhvillimit të diabetit
Një studim tregoi se kafeina do të ulë mundësinë e prekjes nga diabeti. Vetëm 3 filxhanë kafe në ditë do të çojnë në një reduktim të rrezikut prej 42% të sëmundjes, gjë që është mjaft interesante. Në një studim tjetër, kafeja tregoi një ndikim në zvogëlimin e shanseve të zhvillimit të diabetit të tipit II.
Ndiheni konfuz?
Nëse jeni adhurues i çajit, mund të mendoni të shtoni kafe në rutinën tuaj të përditshme. Nëse jeni të shqetësuar, nuk ka nevojë të jeni. Çaji gjithashtu ka shumë përfitime të mëdha! Sidoqoftë, të kesh një mendim profesional për këtë çështje është gjithmonë mirë kur mendojmë se çfarë është më e mira për ne. Në këtë rast, një nutricionist ose një mjek mund t’ju japë këshilla të dobishme në lidhje me këto pije./21Media