I shiti bagëtitë me sëmundje ngjitëse, hapet rast ndaj tij
Sëmundja e Brucelozës ishte përhapur në bagëtitë e fermës së tij, ndërsa kjo nuk e ka ndaluar femerin nga Zveçani që katër nga bagëtitë që bartin sëmundjen njgitëse t’i shishte pavarësisht paralajmërimit të Inspektorëve Veterinar që kishin ekzaminuar bagëtitë në këtë fermë.
“është vërejtur se 4 krerë bagëti nuk ishin më aty, sipas pronarit ai i kishte shitur ato tek disa tregtarë të panjohur. Pronari i bagëtisë e kishte të ndaluar me një vendim të lëshuar nga AVUK: për të blerë, shitur dhe zëvendësuar bagëtinë në atë fermë derisa të kryhen”, thuhet në raportin e policisë.
Po ashtu është bërë e ditur se për rastin është njoftuar prokuori./21Media