52 vjet nga themelimi i Universitetit të Prishtinës!

Sot shënohet 52-vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Kjo ishte një ngjarje historike për popullin e Kosovës dhe sidomos për kombin shqiptar.
Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë , më 15 shkurt 1970 u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe data e 15 shkurtit u shpall Ditë e Universitetit të Prishtinës.
I ftuar në “Për Ditë të Mbarë” të RTV21, rektori Naser Sahiti foli për rrugëtimin e gjatë të UP-së ndër vite.

Tutje Sahiti përmendi sukseset e UP-së për këto 52 vjet. I njëjti tha se UP ka shënuar sukses pas suksesi në këtë rrugëtim të gjatë dhe se do vazhdojë të njëjtën rrjedhë.

“Kemi arrituar ta ruajmë personelin akademik që të mos ketë mungesa, do të vazhdojmë edhe me konkurse tjera”, tha Sahiti sa i përket personelit akademik në UP.

Por, sipas Sahitit pse mendon ai se shumë studentë shqiptarë po zgjedhin t’i vazhdojnë studimet jashtë vendit!

Universiteti i Prishtinës ka 14 fakultete të cilat mbulojnë shumicën e fushave të cilat janë në interes të Kosovës./21Media

Back to top button