550 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat
Policia e Kosovës në 24-orët e fundit ka shqiptuar 550 gjoba ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat e vendosura nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Në kuadër të këtyre masave është kufizuar lëvizja e lirë e qytetarëve, prej orës 22 deri në ora 5, ndërkohë që gastronomia lejohet të punojë deri në ora 21.
Gjithashtu personat që hyjnë në Kosovë duhet të kenë tri dozat e vaksinës anti-COVID, ose dy doza dhe PCR negativ brenda 24-orësh.
Sipas të dhënave të Ministrisë së shëndetësisë, në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar edhe 2 mijë e 390 raste të reja me koronavirus./21Media