556 viktima dhe mbi 3 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë
Në Kosovë sot janë regjistruar 117 raste pozitive me Covid-19, derisa janë shëruar 131 persona.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bënë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 14.027 raste, numri i të shëruarve është gjithsej 10.431.
Deri tani në Kosovë nga Covid-19 kanë Humbur jetën gjithsej 556 persona.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bënë të ditur se aktualisht janë 3 mijë e 040 raste aktive me koronavirus. /21Media